Grenelli e quan fitore historike marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd

20 janar 2020 | 14:44

Emisari i presidentit të ShBA-së, Donald Trump për bisedimet Kosovë -Serbi, Richard Grenell e ka cilësuar si fitore historike nënshkrimin e marrëveshjes në mes të kompanisë ajrore “Lufthansa’ dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

“Presidenti Donald Trump edhe njëherë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për të krijuar fluturimin e parë të drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit në 21 vjet. Faleminderit ‘Lufthansa’, NATO, Robert Cobrien dhe drejtuesve të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bersant Celina është duke zhvilluar një sezon pozitiv me skuadrën…