Grenelli e quan ‘lajm të rremë’ se ShBA-të mbesin të hapura për shkëmbim territoresh

19 shkurt 2020 | 10:24

I dërguari special i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një lajmi në të cilin thuhej se ShBA-të, ende janë të hapura për shkëmbim të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Richard Grenell këtë mëngjes, një raportim të tillë e quajti ”lajm të rremë”, ku i referohet Euobserverit, i cili të martën publikoi artikullin.

Në këtë artikull Euobserver shkruante se “ShBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje”.

“Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni telefonuar apo shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka shkruar Grenell në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se heqja e taksës dhe…