Grenelli i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen. Bashkë me Kurtin keni qenë ekipë katastrofale
10 mars 2026
| 15:58
Emisari presidencial për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshme të presidentes Vjosa Osmani se administrata Trump është administrata më pro Kosovës që kur vendi ka shpallur pavarësinë.
Grenelli ka thënë se “Osmani po gënjen”, duke thënë se ajo bashkë me Kurtin kanë qenë një “ekip i tmerrshëm”.
Sipas Grenellit, Osmani do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike.
“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenelli në platformën “X”.



