Grenelli, ndërkombëtarëve: Merruni me Kurtin

01 shkurt 2024 | 08:54

Ish-emisari i Amerikës për dialogun, Richard Grenell, duket se nuk e ka harruar ende “armiqësinë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në “X”, Grenelli ka shkruar se presidenti serb Aleksander Vuçiq nuk duhet “të bie në grackën” e kryeministrit të Kosovës, duke iu referuar veprimeve dhe situatës për dinarin serb.

“Presidenti serb Aleksander Vuçiq nuk duhet të marrë karemin nga Albin Kurti për t’i përshkallëzuar tensionet. Ai, gjithashtu, duhet t’i refuzojë lëvizjet ruse dhe kineze për të përfituar nga situata – dhe në vend të kësaj të qëndrojë pranë ShBA-në dhe BE-në”, shkroi Grenelli.

Sipas tij, ndërkombëtarët duhet të merren me Kurtin dhe veprimet e njëanshme të tij.

“Dhe kjo do të thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të merret menjëherë me veprimet e fundit të njëanshme të Kurtit dhe përbuzjen e ShBA-së dhe kërkesat e BE-së”, tha Grenelli.

“Në kohë si kjo, të gjithëve na mungon Hashim Thaçi”, shkroi Grenell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Suzanne Cords “Kemi zbuluar një terren gjigand këtu duke…