Grenelli: Nuk ka bisedime pa befasi

04 shtator 2020 | 12:29

“Mendoj që nuk ka bisedime, që nuk kanë ndonjë befasi, të cilat janë gjithmonë të mira”, ka thënë Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për “Newsmax”.

“Ato (befasitë) bëjnë presion në të dy palët që të bëjnë më shumë, që të krijojnë më shumë. Pra, po, kemi shfaqur disa befasi, por mendoj që asnjëra palë nuk ishte aq e befasuar . Ndonjëherë shtihen para mediave se kjo është befasi më e madhe se që është. Të dyja palët janë njoftuar dhe mendoj që kemi realizuar përparim dhe shpresoj për zgjidhje”, ka theksuar Grenell, pas ditës së parë të bisedimeve në Uashington ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, transmeton Rel.

Sipas paralajmërimeve, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, do të takohet sot me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ceremonisë të nënshkrimit dhe do të marrë pjesë në takim trelateral.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, siç është paralajmëruar, Hoti dhe Vuçiq, veç e veç, do të takohen në Departamentin e Shtetit me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me maskë të zezë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takoi…