
Grenelli: Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë normalizim ekonomik, ta lëmë anash politikën
03 shtator 2020
| 14:02
I deleguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se qytetarët e dy shteteve meritojnë normalizim të ekonomive dhe shansin për të krijuar ekonomi të qëndrueshme.
“Sot jam i fokusuar për njerëzit e rinj që duan karrierë, një punë të mirë dhe lidhje me Perëndimin”.
“Ju kam dëgjuar. Do të angazhohem për ju. Ta lëmë anash politikën”, është shprehur Grenelli.