Grenelli thotë se presidenti Trump është i fokusuar në zgjidhjen e problemit përmes dialogut

22 janar 2020 | 22:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Donald Trump janë të interesuar që të zgjidhin problemet dhe çështjet e hapura në bisedimet Kosovë – Serbi, ka deklaruar të mërkurën mbrëma në Prishtinë, ambasadori Richard Grenell.

Ai po qëndron në Prishtinë në cilësinë e të dërguarit të Posaçëm të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Komentet e tij, Grenell i ka bërë ndërsa po fillonte një darkë pune me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ne duam që të arrijmë progres në këtë rajon, në Kosovë, në Serbi në planin ekonomik”, ka thënë Grenell, duke nënvizuar se “të rinjtë kanë nevojë për vende pune”.

“Çfarë unë mundohem të bëjë është të shtyjmë disa çështje, projekte të ndryshme. Kemi ide, të cilat do t’i shtyejmë dhe të cilat do të krijojnë energji të reja, shtyetje ekonomike dhe në veçanti vende pune me pagesë të mirë”, është shprehur ambasadori Grenell.

Përqëndrimi në planin ekonomik, tha ai, është në fokus të administratës së presidentit Trump.

“Pra kjo nevojitet, zhvillim ekonomik”, ka thënë Grenell, duke shtuar se kjo është kërkesë edhe e presidentit Trump.

“Kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu, nuk do të përfshihem në diskutimet politike. Unë dëshiroj që të avancojnë edhe Kosova e edhe Serbia, në një drejtim të një kuptimi më të gjërë të punës së përbashkët”, është shprehur ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së Gazmend Muhaxheri tha se është humbur besimi…