​Grenelli thotë se Trumpi do të përfshihet hap pas hapi në çështjen e Kosovës

10 gusht 2025 | 11:14

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën, Grenelli tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës.

“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell.
I pyetur nga gazetarja se a e ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se “nuk ka kthim mbrapa në asgjë”.

“Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunë së Decanit, Bashkim Ramosaj, i cili është…