
Grenelli, Vjosa Osmanit: Nuk bëre asgjë, veç kritikove
Ka vazhduar polemika e ashpër mes emisarit special të ShBA-së për dialogun, Richard Grenell, dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo e fundit, duke iu përgjigjur Grenellit në reagimin e parë, i kishte thënë se simbolizmi nuk mund të krijojë vende pune, por se as politikanët që kanë udhëhequr vendin në 20 vjetët e fundit, e të cilët, sipas saj, e kanë shkatërruar atë.
E këtij reagimi i është përgjigjur përsëri Grenelli me anë të një postimi në “Twitter”.
Ai i është drejtuar Vjosa Osmanit duke i thënë se problemi kyç nuk është gjatësia që një politikan është në detyrë. Sipas tij, problemi është te marrja e autorësisë ose marrja e krediteve (meritave) për një gjë të caktuar. Sipas aludimit të Grenellit, kjo është arsyeja pse Osmani nuk ka propozuar asgjë, por vetëm ka kritikuar.
Gjatësia e kohës që një politikan është në detyrë nuk është domosdoshmërisht problemi. Përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh. Krenaria e autorësisë ose marrja e kredisë (meritave) është zakonisht problemi. Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për këtë marrëveshje. Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye”, i është përgjigjur Grenell.