Greqia hap baret dhe restorantet

03 maj 2021 | 10:12

Rihapen pas shumë muajsh restorantet, kafenetë dhe baret e Greqisë, por me kufizime, duke përfshirë mbylljen e hershme, në orën 22:45.

Sipas një vendimi të qeverisë greke bizneset e ndryshme të shërbimeve të ushqimit dhe pijeve do të lejohen të shërbejnë vetëm në ambiente të hapura të paktën deri më 10 Maj.

Por kushtëzimet si pasojë e Covid-19 janë të dukshme pasi të gjithë stafet dhe pronarëve që punojnë në këto ambiente do t’u kërkohet të kryejnë teste të koronavirusit, ndërsa vetëm klientët e ulur mund të shërbehen./ TVKlan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës njofton se ka sekuestruar 21 katalizatorë të…