Greqia rrit pagën minimale në 920 euro
26 mars 2026
| 16:35
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar një rritje të pagës minimale në 920 euro bruto, që do të hyjë në fuqi më 1 prill.
Këtë njoftim, ai e ka bërë gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave.
Kjo pagë përfaqëson një rritje prej 40 eurosh krahasuar me pagën minimale të mëparshme.
Qëllimi i qeverisë, siç është vendosur nga kryeministri, është të arrijë 950 euro deri në vitin 2027, vitin në të cilin përfundon mandati i dytë i Mitsotakis.
“Në një kontekst kaq kompleks, forca kombëtare (…) duhet të mbështetet nga stabiliteti dhe uniteti i brendshëm”, ka thënë kryeministri grek, shkruan “Ansa”.



