Greqia sot hap kufirin për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

14 maj 2021 | 09:01

Prej sot, pika kufitare me Greqinë, Evzoni do të jetë e hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të kaluar në shtetin fqinj Greqi.

Këtë e njoftoi kryeministri Zoran Zaev nga Athina, pas një takimi që pati me kryeministrin grek Mitsotakis.

Kryeministri Zoran Zaev njoftimin e bëri në profilin e tij në Facebook duke shkruar se Greqia do të hapë pikën kufitare Evzoni për hyrjen e qytetarëve tanë atje.

Siç thuhet në postimin e kryeministri, për të hyrë në në Greqi është e domosdoshme të posedohet certifikatë vaksinimi, test negativ PCR ose një test për anti-trupa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren…