Greta Kazazi në pritje të ëmbël? foto që ngriti dyshimet
Një fotografi e postuar në rrjetet sociale ka bërë që e gjithë vëmendja të jetë tek ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Greta Kazazi.
Në imazhin e postuar në “Instastory”, Greta shfaqej në krahët e partnerit të saj, Onno. Por ajo që ra menjëherë në sy ishte barku i rrumbullakosur, duke bërë që shumë ndjekës të aludonin se ish-banorja mund të ishte në pritje të ëmbël.
Pamja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe komentet nuk munguan, pasi shumë fansa nisën menjëherë urimet dhe pyetjet për një shtatzëni të mundshme.

Megjithatë, ata që e ndjekin Gretën prej kohësh e dinë se ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe nuk kishte lënë të kuptohej më herët për një lajm të tillë.
Për të shuar gjithë dyshimet, ka reaguar vetë ish-banorja me shumë humor. Ajo sqaroi se gjithçka ishte realizuar përmes aplikacioneve të editimit dhe nuk bëhej fjalë për një shtatzëni reale.
“9 muaj? Jo 9 sekonda photoshop. Ah sikur të ishte edhe në jetë kështu!”, shkroi ajo krahas fotos, duke bërë të qartë se postimi ishte thjesht një shaka, por edhe një dëshirë për të ardhmen.
Ndërkohë, Greta vazhdon të jetë shumë aktive pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania. Vetëm dy net më parë, ajo organizoi një festë falënderimi për miqtë dhe njerëzit e afërt që e mbështetën gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.



