Grezda dënohet me katër ndeshje moslojë

04 qershor 2020 | 20:44

Futbollisti nga Kosova, Eros Grezda është dënuar me katër ndeshje moslojë për sulm fizik ndaj lojtarit kundërshtar. Vendimin e mori të enjten komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kroacisë.

Ditë më parë Grezda kishte goditur me shuplakë në kokë lojtarin e Rijekës, Antonio Çolak, në parkingun në afërsi të stadiumit të Rijekës. Grezda sulmin fizik e kishte realizuar pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, të cilën skuadra e tij, Osijek e humbi 3:2.

Ai kishte thënë të jetë fyer në baza nacionale dhe personale nga Çolak, por kjo ishte mohuar nga ky i fundit. Madje fyerjet Grezda nuk i kishte përmendur fare në një mesazh që ia kishte dërguar Çolakut pak kohë pas incidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së…