Grezda: Kualifikueset ishin të suksesshme për Shqipërinë dhe Kosovën

01 janar 2018 | 11:29

Futbollisti shqiptar, Eros Grezda, ka thënë në intervistë për “Epokën e re” se kualifikueset për Kupën e Botës “Rusi 2018” mund të vlerësohen si të suksesshme për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Të dyja kombëtaret ishin pjesëmarrëse në kualifikime. Shqipëria e kishte grupin e vështirë dhe besoj se synimet për ta fituar vendin e tretë i ka arritur. Ndërsa për Kosovën mund të them se është paraqitur shumë mirë dhe ka dhënë sinjale se në të ardhmen mund të arrijë suksese historike. Në kualifikimet për Botërorin ‘Rusi 2018’, Kosova e kishte grupin e vështirë dhe mospërvoja e saj bëri të vetën”, ka thënë Grezda.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në versionin e shtypur të numrit festiv të gazetës “Epoka e re”)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I prirë nga Stephen Curry, Golden State Warriors arriti të…