
Mësohet skuadra e re e Eros Grezdës
Aventura e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezdës me skocezët e Rangers duket se ka marrë fund, teksa tashmë lojtari do të rikthehet përsëri te kroatët e Osijek.
Sipas asaj që shkruan “The Sun”, pas një viti e gjysmë në radhët e Rangers, tashmë Grezda do te largohet nga skocezët, teksa është arritur marrëveshja për rikthimin te Osijeku. Ishin pikërisht këta të fundit që e transferuan lojtarin në ekipin që drejtohet nga Stiven Gerrard për shumën e 2 milionë eurove, por aventura e shqiptarit me ta nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Për shkak të disa problemeve që kishte pasur me ekipin e të rinjve, ku pështyu kundërshtrain, Gerrard u mërzit shumë me shqiptarin dhe dëshironte largimin e tij. Tashmë karriera e Grezdës do të vazhdojë në Kroaci, më Rangers që do të kenë edhe një përqindje fitimi, në rast se Osijeku vendos ta shesë në të ardhmen.