Grezdën e presin me padurim, projektohet në formacionin e Rangersit

04 tetor 2018 | 17:17

Eros Grezda bëri hapi e madh në karrierë gjatë merkatos së verës, por ende nuk po arrin të bëhet protagonist te skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard.

Grezda u transferua i dëmtuar të gjigantët skocez, por tashmë është riaftësuar plotësisht, ndërsa mori edhe ftesën e Panuccit një ditë më parë për dy ndeshjet me Kombëtaren, me Jordaninë dhe Izraelin. Te Rangers po e presin me padurim që Gerrard ta aktivizojë titullar lojtarin shqiptar dhe kjo pritet të ndodhë pikërisht mbrëmjen e sotme, kur skocezët do të luajnë në Europa League ndaj austriakëve të Rapid Wien.

Në këtë ndeshje, Rangers vjen pas një humbje 1-0 në kampionat, ndërsa në ndeshjen e parë në grupet e Europa League arriti të barazojë 1-1 me Villareal në Spanjë. /TCH/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-basketbollisti e trajneri i mirënjohur Damir Mulaomeroviq është trajneri i…