Griezmanni do të shitet në verë  

01 mars 2021 | 18:01

Barcelona po planifikon ta shesë gjatë verës sulmuesin Antoine Griezmann.

Drejtuesit e skuadrës spanjolle nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit dhe dëshirojnë ta largojnë. Barcelona për ta liruar Griezmannin po kërkon mbi 50 milionë euro. Për sulmuesin 29-vjeçar interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe PSG-ja.

Griezmann në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 10 asistime. Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2024.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
02.03.2021 Punime  të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…