Gripi i shpezëve, kjo është komuna ku u paraqit

01 tetor 2021 | 17:06

Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve “Avian Influnza” në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë. Kështu ka njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

AUV përmes një komunikate për media ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve në fermën e prekur.

“Janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 4 dhe 5 Tetor në Prishtinë do të zhvillohet…