
Groves: Joshua dhe Fury do të duelojnë mes tyre, po presin ofertën e duhur për t’u ngjitur në ring
Nëse Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të duelojnë sërish në ring, ata duhet të boksojnë njëri-tjetrin. Kështu është shprehur ish-kampioni i botës George Groves. Joshua nuk ka boksuar që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u mund nga Daniel Dubois. Vitin e kaluar, Fury humbi dy duelet ndaj Oleksandr Usyk dhe njoftoi tërheqjen e tij nga sporti në janar.
Megjithatë, ai ka publikuar rregullisht pamjet e stërvitjes së tij, gjë që ka nxitur spekulime për një rikthim të mundshëm. Duke qenë se Usyk dhe Dubois janë të zënë më revanshin mes tyre, për Fury dhe Joshua nuk ka alternativë tjetër veçse të duelojnë mes tyre. “Nëse do të isha si ata thjesht do të përballeshim me njëri-tjetrin dhe kjo është e gjitha”, ka thënë Groves.
“Nuk do të shqetësohesha për asnjë përballje me rival tjetër. Jam i sigurt se paratë që ofron kjo sfidë janë të shkëlqyera. Të dy janë mposhtur së fundi, ndaj thjesht boksoni me njëri-tjetrin edhe për fansat britanikë”, ka shtuar George Groves. Më tej ai ka shtuar: “Duhet të ketë një shumë financiare që e bën të vlefshëm atë sfidë për të dy djemtë. Ndoshta ata thjesht janë duke pritur për atë numër. Nuk kanë nevojë ta shpallin atë përballje që tani nëse nuk do të ndodhë deri në tetor”.