Gruaja denoncon burrin për dhunë, ky i fundit shoqërohet në polici dhe lirohet

24 korrik 2025 | 08:44

Policia në Istog, të martën pak minuta para mesnatës, është informuar për një rast të dhunës në familje.

Atje, një grua ka raportuar për dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj.

“22.07.2025-23:55. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”, tha PK-ja në raportin 24-orësh.

Ndërkaq, raportohet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i mitur është raportuar i zhdukur në fshatin Arllat…