Gruaja dyshohet se pas divorcit ia vuri flakën shtëpisë së ish-burrit në Suharekë

07 qershor 2023 | 11:53

Një burrë në Suharekë, ka raportuar dje në Polici se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

Policia thotë se dyshimet e para janë se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij, pasi ata dje ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete. Rasti është duke u hetuar.

“Suharekë 06.06.2023 – 14:46. Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar kishte filluar të digjet, dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi ata sot ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar transferimi i një batalioni komando pas kërkesës së…