Gruaja e Hysen Durmishit tallet me ministrin Basha pas takimit me pronarin e HIB Petrol

24 prill 2026 | 16:19
Një postim në rrjetet sociale nga Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka tërhequr vëmendje.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, në shoqëri të Kujtim Bucaliut, pronarit të kompanisë “Hib Petrol”.
Në mbishkrimin që shoqëron fotografinë, Durmishi ka ironizuar ministrin Basha.
“Unë kam mendu që Dimali tash veq pi kafe n’zyre, pasi që e blejti aparatin e kafes, por jo, ky edhe në darka me oligark po dilka,” ka shkruar ajo.
Kujtojmë se kjo fotografi është publikuar ditë më parë edhe nga VoxKosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dushan Maksimoviq i cili është dënuar sot me 30 vjet…