Gruaja e Nasim Haradinajt ankohet në EULEX-in: Nasimi si i kidnapuar ka shkuar në Hagë dhe si i kidnapuar është kthyer

14 dhjetor 2023 | 18:51

Nasim Haradinaj sot është liruar nga Haga dhe tashmë po qëndron në kullën e tij në Deçan. Aty ai po vizitohet nga shokë të shumtë nga gjitha qytetet.

T7 ka qëndruar atje për të parë nga afër atmosferën, ndërkohë që ka arritur të bisedojë shkurtimisht edhe me gruan e Nasimit, Xhejlane Haradinajn

Ajo ka thënë se është e gëzuar që Nasim Haradinaj është liruar, megjithatë ka shprehur pakënaqësinë e saj për mënyrën se si Nasim Haradinaj është kthyer nga Haga për në Kosovë. Ajo ka thënë se si i kidnapuar ka shkuar në Hagë dhe si i kidnapuar është kthyer.

“Jam shumë e gëzuar që ka ardhur. Prapë se prapë mendoj për ata që janë atje. Janë ndjenja të përziera. Por jam e gëzuar që ka ardhë. E pash që është mirë, është me bashkë fshatarë, me bashkë atdhetarë. Ka qenë i kindapuar. Dhe si i kindapuar ka ardhur. Nuk kam ditë asgjë. As avokati s’na ka lajmëruar, as avokati s’është lajmëruar. Mënyra qysh ka ardhur, është sikur kur e kanë marrë. Mënyrë jo korrekt e EULEX-it”, ka thënë Xhejlane Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin "Reload" të Dukagjinit, Dardan Molliqaj, lideri i Partisë…