
Gruaja e verbër sulmohet seksualisht në stacionin hekurudhor
Policia po heton një sulm seksual ndaj një gruaje të verbër në një stacion hekurudhor dhe ka publikuar një imazh në lidhje me incidentin.
Policia britanike e transporti tha se viktima po qëndronte me bastunin e saj në platformën e stacionit hekurudhor në Rugby duke pritur një tren pak para orës 17:00 më 26 korrik.
Më pas një burrë iu afrua dhe e preku në mënyrë të papërshtatshme, thanë oficerët.
Detektivët tani kanë publikuar një imazh të marrë nga kamerat e sigurisë të një personi, për të cilin ata besojnë se mund të ketë informacion që mund të ndihmojë në hetimin e tyre, shkruan “Daily Mail”.
Një zëdhënës i policisë tha: Detektivët që po hetojnë sulmin seksual në stacionin hekurudhor të Rugbyt kanë publikuar këtë imazh që mund të lidhet me ngjarjen.
“Nëse e njihni ose keni ndonjë informacion kontaktoni policinë”.