Gruaja kapet me rreth 71 mijë euro ar në këpucë

06 nëntor 2019 | 11:20

Një grua ruse u arrestua nga autoritetet doganore të Rusisë për transportim të paligjshëm të shufrave të arit në Kinë. Gruaja e re po shëtiste në mënyrë të panatyrshme derisa kalonte nëpër dogana në një pikë kontrolli në kufirin ruso-kinez në qytetin Zabaykalski.

Pasi iu nënshtrua kontrollit me detektor metalik, ajo dorëzoi vullnetarisht tetë shufra ari në total 1,863 gram (rreth 71 000 euro), të cilat i kishte fshehur në thembra të këpucëve me shirit ngjitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se…