Gruaja lakuriq kapet nga kamerat duke qarë e ulëritur, policia britanike në alarm

09 prill 2020 | 10:58

Autoritetet britanike po kërkojnë të dëshpëruar një grua, e cila u kap nnga kamerat e sigurisë në shtëpi duke u lutur për ndihmë dhe troket në shtëpinë e një banori tjetër aty pranë.

Gruaja shihet lakuriq, e mbështjellë vetëm me një peshqir dhe mes lotësh kërkon që dikush ta ndihmojë. Kjo ka vënë në lëvizje policinë, të cilat kanë nisur kërkimet për gruan

“Ju lutemi shiheni këtë video me zë dhe do ta kuptoni pse jemi të shqetësuar për këtë femër të panjohur. Ajo shfaqet në panik dhe përpiqet që të gjëjë dikë që t’I përgjigjet por lagohet para se dikush të arrijë për ndihmë”, njoftoi policia.

Videoja është bërë rreth orës 12:30 të mbrëmjes së të martës, ndërsa gruaja lëviz me nxitim drejt derës, e mbështjellë me një peshqir. Policia e Medford thotë se incidenti ka ndodhur në rrugën kryesore E. pranë N. Berkeley.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka uruar…