Gruaja lind në aeroplan, ndihmohet nga pasagjerët

27 gusht 2023 | 19:25

Nuk janë të ralla rastet kur nënat shtatëzëna sjellin në jetë foshnjet e tyre në vende të çuditshme, si rjedhojë e momentit urgjent për të lindur.

Njëjtë ka ndodhur me një grua shtazënë e cila solli në jetë foshnjën në avion, teksa po udhëtonte nga Tachileik në Yangon.

Ngjarja ndodhi vetëm 20 minuta pasi avioni ishte ngritur nga Tachileik dhe pavarësisht mungesës së ndihmës mjekësore apo mjekut, pasagjerët e tjerë ndihmuan me sukses nënën në lindjen e një vajze.

Nëna dhe e porsalindura më vonë u kthyen në Tachileik për kujdes mjekësor dhe u raportuan se ishin në gjendje të mirë shëndetësore. /a2cnn/

https://www.instagram.com/reel/CwcyH-yA8Fe/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në muajin korrik të vitit 2023, nga skema e ndihmës…