
Gruaja nga Prizreni raportohet e zhdukur që dy muaj
22 korrik 2025
| 11:20
Një grua nga fshati Reçan i Prizrenit është raportuar e zhdukur që dy muaj.
Policia ka bërë të ditur se sipas rastit të paraqitur në polici, gruaja që ka probleme psikike ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ka informacione për të.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se viktima femër kosovare, para dy muajve është larguar prej shtëpisë dhe deri më tani nuk është lajmëruar dhe sipas tij ajo ka probleme psikike. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.