
Gruaja turke pretendon se është me vjetra në botë, festoi 119-vjetorin e lindjes
Mediat turke kanë njoftuar se Seker Arslan ka festuar ditëlindjen e rrethuar nga familja e saj në qytetin verior të Amasya.
Sipas dokumenteve të saj, ajo ka lindur më 27 qershor 1902.
Gjithsesi, familja e saj kishte ngatërruar qirinjtë nga 119 në 120. Arslan ka gjashtë fëmijë, 12 nipër e mbesa dhe duket se ka trashëguar jetëgjatësinë nga nëna e saj e cila është thënë se ka jetuar deri në 110 vjeç.
Vajza e saj, Serap Yueksel, ka thënë se nëna e saj tërë jetën ka ngrënë ushqime natyrore si gjalpë, mjaltë dhe djathë. “Gjalpi, mjalti dhe djathi ishin gjithnjë në tryezë. Ajo e bënte vetë kosin e saj. Ajo ende ka një vezë të zier në mëngjes”, ka thënë Yueksel, duke shtuar se ndërsa nëna e saj ka sëmundjen Alzheimer, ajo ka qenë e shëndetshme.
Arslan është ende e rrethuar nga të afërmit, pasi ajo jeton me vajzën e saj, dhëndrin dhe dy nipërit e mbesat.