Gruda: Dekreti i Osmanit është kushtetues, çdo interpretim tjetër është lexim gabim për nevojat e VV-së

06 mars 2026 | 22:59

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka thënë se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues dhe i ligjshëm.

Ai ka shtuar se çdo interpretim tjetër është lexim i qëllimshëm gabim i Kushtetutës.

’Për mua dhe PDK dekreti është plotësisht kushtetues dhe i ligjshëm. Për arsye se Kuvendi e konsumuar të drejtën e vet për zgjedhur president. Kushtetuta thotë qartë se ‘’presidenti i vendit zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit ekzistues’’’. Afati 30 ditor ka kaluar dje, kuvendi nuk e ka përdor atë të drejt, dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje. Çdo interpretim tjetër është arbitraritet, dhe është lexim i qëllimshëm gabim i Kushtetutës për nevojat politike të VV-së që bën partia në pushtet’’, tha ai në Pressing.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se presidentja e…