Gruda: Është koha për zgjedhje të reja, stabilitet dhe dinjitet
26 tetor 2025
| 16:23
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka reaguar pasi dështoi t’i marë votat kabineti i prezantuar nga Kurti.
Gruda ka thënë se tashmë është koha për zgjedhje të reja, e për stabilitet dhe dinjitet.
“Albin Kurti për nëntë muaj me radhë përsëriste: ‘më testoni, a i kam votat për qeveri’. Sot u testua, dhe doli që s’i ka! Për nëntë muaj rresht, u shkrua dhe u shkel Kushtetuta si kurrë më parë, vetëm për ta mbajtur në pushtet me çdo kusht. Megjithatë, sot u vërtetua ajo që ne e kemi thënë që në fillim: PDK kishte të drejtë, kjo qeveri nuk kishte shumicë, as legjitimitet. Tani është koha për zgjedhje të reja dhe për një qeveri që i jep vendit stabilitet, zhvillim dhe dinjitet”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.



