Gruda fton qytetarët në protestë: Për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin – burrave që u vunë në ballë të lirisë sonë

06 gusht 2025 | 23:31

Deputeti i PDK-së, Perparim Gruda, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën kundër Speciales që do të mbahet nesër në ora 17:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Gruda ka theksuar rëndësinë e nderimit të luftës së shenjtë për liri, si dhe të atyre që udhëhoqën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Ai ka kërkuar drejtësi për ata që bënë sakrificën më të madhe për lirinë e Kosovës dhe ka kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen atyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Rrahman Paçarizi në “Rubikon” në Klan Kosova tha se…