Gruda i PDK-së, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese

06 korrik 2025 | 21:51

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit të VV-së, i cili insistoi se pyetja e deputetëve për votim të fshehtë ose jo në seancë konstituive do të ishte shkelje kushtetuese.

Sipas Grudës, Dehari më në fund pranoi një të vërtetë nga aktgjykimi i Kushtetueses se në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale.

“Por, për fat të keq, nuk pati guximin ta lexojë aktgjykimin deri në fund. Paragrafi 187 i aktgjykimit thotë qartë: (…)zhvillimi dhe përfundimi i Seancës Konstituive duhet të udhëhiqet në pajtim me përcaktimet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, Kreun IV (Konstituimi i Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”..

“Cila ka qenë ajo praktikë e deritanishme parlamentare? Votimi i hapur. Gjithmonë”, shkroi Gruda.

Sipas deputetit të PDK-së, Dehari nuk ka të drejtë ta hedhë në votim propozimin për Komision për Votim të Fshehtë, sepse sipas tij, kjo shkel drejtpërdrejt paragrafin 187 të aktgjykimit kushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me…