
Gruda i PDK-së: Gjashtë muaj bllokadë për ta zgjedhur në fund Dimal Bashën, kjo është fytyra e LV-së
26 gusht 2025
| 12:50
Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Vetëvendosja për gjashtë muaj bëri bllokadë në Kuvendin e Kosovës që në fund ta zgjedhë Dimal Bashën kryetar të Kuvendit.
Kjo, ka thënë Gruda, “është fytyra e vërtetë e Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Gjashtë muaj bllokadë vetëm për ta bërë Dimal Bashën Kryetar të Kuvendit. Kjo është fytyra e vërtetë e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.