Gruda i PDK-së: Komisioni i Venecias rrëzoi Ligjin për KPK-në, ministrja Haxhiu të mbajë përgjegjësi

18 dhjetor 2023 | 16:01

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë me dije se Komisioni i Venecias ka rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ku synohej rritja e numrit të anëtarëve të këtij organi kushtetues.

Gruda ka thënë se vendimi i Venecias nuk përben lajm, duke shtuar se rrëzimi i ligjeve të propozuar nga qeveria Kurti tashmë është bërë i rëndomtë.

“Në të vërtetë kjo tashmë nuk përbën lajm. Rrëzimi i ligjeve që propozon Ministria e Drejtësisë nga Komisioni i Venecias dhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës është bërë krejtësisht i rëndomtë. Është koha e fundit që Ministrja Haxhiu dhe qeveria Kurti të mbajnë përgjegjësi për këtë, për dështimin e të gjitha reformave në drejtësi dhe për dështimin në gjitha nismat që kanë marrë”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se para Komisionit…