
Gruda i PDK-së: Nuk votojmë në diktat, Dehari po e shkel Kushtetutën në formë të shëmtuar
19 maj 2025
| 10:25
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se partia e tij, nuk voton në diktat.
Ai ka akuzuar Avni Deharin se po e shkel Kushtetutën.
“Nuk votojmë në diktat, Dehari po vazhdon me shkel Kushtetutën në formë të shëmtuar. Si mund të deklarosh nuk ka kuorum pasi të fillojë mbledhja, mbledhja nuk mund të fillojë pa pasur kuorum”, ka thënë Gruda para seancës së Kuvendit.