Gruda i vetëm përballë LV-së në Kuvend: Seanca për buxhetin do të mbahet mend si e paligjshme
19 nëntor 2025
| 11:53
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka shpjeguar pse partia e tij nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur për buxhetin 2026.
Së pari, ai ka thënë se ka pikëpyetje nëse kryetari Dimal Basha e di nëse kjo seancë ka kuorum për t’u mbajtur.
“Kjo seancë do të mbahet mend për seancë të paligjshme dhe të pakushtueshme. Asnjë Kuvend nuk mund të mbajë seancë pa pasur qeverinë”, është shprehur Gruda.
Megjithatë gjatë fjalimit të tij, Gruda është përballur me përplasje dhe pengesë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.



