
Gruda: LV-ja po gënjen rreth Ligjit për amnistinë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë ë se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të gënjejë publikisht lidhur me Ligjin për amnistinë.
“LV-ja po vazhdon të gënjejë publikisht lidhur me Ligjin Nr. 04/L-209 për Amnistinë. Deputetja Arbëreshë Kryeziu dhe deputeti Artan Abrashi, në emër të kësaj partie, kanë mashtruar opinionin duke thënë se me këtë ligj janë falur edhe veprat penale të vrasjes”, ka shkruar Gruda në “Facebook”, duke e quajtur tërësisht të pavërtetë këtë qëndrim të deputetëve të LV-së.
“Kjo është tërësisht e pavërtetë. Neni 4 i ligjit e përcakton qartë se nga amnistia përjashtohen veprat penale që kanë rezultuar me lëndime të rënda trupore ose me vdekje. Ky manipulim i përsëritur disa herë nga LV-ja është i lehtë për t’u demantuar, mjafton ta lexoni vetë nenin 4 të ligjit dhe do ta shihni të vërtetën”, ka shkruar Gruda.