Gruda në planet e selektorit Nagelsmann për Botëror
Shqiptari Brajan Gruda është në planet e Gjermanisë dhe ka gjasa të mira të ftohet në Botërorin e këtij viti, ka deklaruar selektori Julian Nagelsmann.
Huazimi i Grudës tek Leipzigu në fillim të këtij viti nga Brightoni, ka tërhequr vëmendjen e selektorit Nagelsmann, i cili ka pranuar se po e monitoron nga afër mesfushorin me tipare sulmuese.
Nagelsmann ka thënë se Gruda po kalon formë të mirë dhe ka pranuar se mesfushori ka cilësi të mira dhe deri në fund të këtij sezoni mund të shënojë gola dhe të bëjë asistime.
Në 4 ndeshje të luajtura deri më tani në Bundesligë, Gruda ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim, ndërsa Leipzigu ka opsionin e blerjes së tij në verë për 28 milionë euro.
21-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me Brightonin, ekip që pagoi mbi 30 milionë euro në vitin 2024 për ta transferuar nga Mainzi.



