Gruda: Projektligji për Byronë nuk i adreson vërejtjet e Kushtetueses dhe Venecias
14 prill 2026
| 19:30
Deputeti i PDK, Perparim Gruda, ka deklaruar se në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion është shqyrtuar Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas tij, drafti aktual nuk i ka adresuar vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Komisionit të Venecias.
Gruda theksoi se mbetet mundësia që ligji të përmirësohet mes dy leximeve në Kuvend, në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.



