Gruda: Provat për parregullësi në Mitrovicë janë të pamohueshme

10 nëntor 2025 | 23:04

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Perparim Gruda, ka reaguar pas zhvillimeve në procesin zgjedhor në Mitrovicë të Jugut, duke thënë se provat për parregullësi janë “të pamohueshme”.

“Tani është detyrë e Prokurorisë ta zbardhë të vërtetën deri në fund, pa asnjë kompromis dhe pa mëshirë ndaj atyre që kanë cenuar vullnetin e qytetarëve. Askush nuk do të mund ta fshehë të vërtetën,” ka deklaruar Gruda.

E plotë:

Provat për parregullësi në procesin e votimit në Mitrovicë janë të pamohueshme. Tani është detyrë e prokurorisë ta zbardhë të vërtetën deri në fund, pa asnjë kompromis dhe pa asnjë mëshirë ndaj atyre që kanë cenuar vullnetin e qytetarëve. Askush nuk do të mund ta fshehë të vërtetën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shqetësimeve të ngritura në opionin lidhur me zhvillimet gjatë…