Gruda: Shkarkimi i Topallit, tentim për të ikur nga përgjegjësia Haxhiu

16 mars 2023 | 08:26

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, tha se shkarkimi i kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, është bërë për ta mbuluar përgjegjëdinë e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Gruda vlerësoi se shkarkimi i Topallit është komplet vendim politik.

“Shkarkimi i kryeinspektorit është vetëm një veprim i radhës në tentim për të ikur nga përgjegjësia që ka ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministria, për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Tani për të mbuluar problemin e zhdukjes së mostrave, duan ta zhvendosin fajësinë duke e shkarkuar kryeinspektorin Topalli. Mbi të gjitha, vendimi për shkarkim, është vendim politik, nuk është vendim juridik”, deklaroi Gruda në emisionin “Infonata” në Tëvë1.

Derisa shtoi se ajo që po ndodh aktualisht në Ministrinë e Drejtësisë, rreth provave të rastit Dehari, është tragjike dhe njëkohësisht qesharake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se është…