Gruda sqaron pse qeveria në detyrë nuk ka mandat për të proceduar ligje në Kuvend

29 tetor 2025 | 21:41

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po vepron në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Gruda tha në “Debat Plus” se mandati i qeverisë aktuale ka përfunduar dhe ajo tashmë është vetëm “në detyrë”, prandaj nuk ka të drejtë të ndërmarrë veprime ligjvënëse apo të procedojë dokumente në Kuvend.

Sipas tij, një qeveri në detyrë nuk ka kompetenca për të proceduar ligje, dokumente apo për të pasur ndonjë kontakt institucional me Kuvendin aktual, pasi mandati i saj nuk buron nga ky parlament.

“Kushtetuta dhe ligjet më nuk llogaritën fare në veprimet e qeverisë së Kosovës. Qeveria jonë nuk është qeveri në dorëheqje, siç po thotë ministri i Financave. Qeveria jonë është qeveri në detyrë që ka mbaru mandati. Qeveria në detyrë nuk ka drejtë të procedojë ligje në Kuvend të Kosovës. As dokumente tjera, as të ketë asnjë kontakt me Kuvendin aktual të Kosovës. Për me dërgu këtë buxhet, duhet përmes një ligji – kështu që kjo qeveri nuk ka të drejtë me bë këtë.” – tha ai.

Ai paralajmëroi se qeveria në detyrë mund të ndërmarrë veprime të tilla antikushtetuese dhe antiligjore për qëllimin e vetëm të kapitalizimit politik, por ripërsëriti se kjo do të përbënte shkelje.

“Ka mundësi që këta e bëjnë këtë, e dorëzojnë, premtojnë diçka në atë buxhet me i joshë njerëzit për vota dhe thonë qe opozita s’e votoj por unë po të them sot që s’ka asnjë kuptim. Aspekti tjetër është ai i legjitimitetit – një qeveri që u zgjedh nga parlamenti i kaluar, është rregull elementar, nuk mund ta ketë asnjë raport me parlamentin e sotëm nga i cili nuk është zgjedh. Por ajo që e dini ju është sot e kemi një kryeministër dhe ministra që mbajnë funksione komplet në shkelje me Kushtetutën.” – përfundoi Gruda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit Vjosa Osmani është lajmëruar nga Riadi, nga…