Gruda: Votuam për t’i hapur rrugë konstituimit të institucioneve, megjithëse VV shkeli ligjin

19 prill 2025 | 16:38

Deputeti i PDK-së, ka thënë se kjo parti ka votuar raportin për verifikimin e mandateve, për shkak se ka dashur t’i hapë rrugë konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Megjithatë, ai ka thënë se PDK-ja konsideron se Kurti dhe ministrat e tij kanë shkelur ligjin, por se nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Në këto kushte kemi dhënë votën tonë, u mbetet organeve të tjera të vlerësojnë nëse mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin si ministra e kryeministra”.

“Për PDK-në, nuk kanë të drejtë por kemi dashur t’i hapim rrugë konstituimit të institucioneve, sepse qytetarët na kanë votuar që të gjejmë zgjidhje dhe jo të bllokojmë”.

“Nuk do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Gruda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se do të…