“Gruja m’ka ikë te një burrë tjetër, m’i la 5 fëmijët”

28 tetor 2025 | 20:10

Pasditja nuk e gjen asnjëherë Gafurr Rexhepin në shtëpi.

28-vjeçari nga Fushë-Kosova, mes punës e halleve, po mundohet të mbajë gjallë pesë fëmijë të vegjël, raporton Kiks Kosova.

Të njëjtën ditë kur duhej të siguronte bukën e gojës, ai u detyrua ta lërë punën për të shkuar në gjykatë. Në duar, Gafurri mban një copë letre nga Gjykata në Fushë-Kosovë, aty ku më 20 tetor, për herë të parë pas tri vjetësh, u përball me ish-gruan, Selvete Kadriajn.

Sipas Gafurrit, ajo kishte ikur nga shtëpia për t’u martuar me dikë tjetër, duke braktisur pesë fëmijët e tyre.

“Nuk na ka thirrë asnjëherë, as me pa si janë fëmijët. Asnjë telefonatë s’ka bo”.

Por ajo që e dhemb më shumë, thotë Gafurri, nuk është vetëm mungesa e nënës.

Janë edhe paratë e fëmijëve, shtesat që ndante Qeveria e Kosovës çdo muaj, të cilat për tre vjet përfunduan në xhirollogarinë e Selvetes.

“I mori krejt paratë e fëmijëve. 990 euro gjithsej, e asnjë cent s’ua ka dhanë”.

Si shkak i kësaj, djali i madh thotë se ka lënë edhe shkollën.

Në oborr luajnë tre prej fëmijëve, ndërsa dy të tjerët ndihmojnë babain me punët e shtëpisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personi në foton e mëposhtme është 34-vjeçari Indrit Ismailllari, i…