Grup i vështirë për Prishtinën

23 korrik 2019 | 13:24

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për grupet e FIBA Europe Cup Women, ku për herë të parë do të marrë pjesë edhe kampionia e Kosovës, KBF Prishtina.

Prishtina do të jetë në një grup shumë të vështirë së bashku me dy skuadrat ruse, Sparta &K Moskow Region Vidnoje, MBA Mosow dhe Beshiktashin e Turqisë.

Dy ekipet e para kualifikohen tutje. Sidoqoftë, kjo do të jetë një përvojë e mirë për vashat e Prishtinës të marrin pjesë në një garë të nivelit të tillë. Prezent nga klubi i Prishtinës në short kanë qenë përfaqësuesja e klubit, Vlora Braha dhe trajneri Fidan Shatri. Kjo është hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare, që pas sezonit 2003/2004 kur Universiteti i Prishtinës ka garuar në Ligën Rajonale Trocal.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluturimi i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinjat për në Hagë,…