Grupet parlamentare i japin mbështetje Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes

18 tetor 2018 | 12:09

Të gjitha grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, me përjashtim të Listës Serbe, i kanë dhënë mbështetje Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes i cili është prezantuar nga ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha.

Në emër të LDK-së mbështetje këtij projektligji i ka dhënë shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, ndërsa në emër të PDK-së, deputeti Fatmir Xhelili.

Mbështetje këtij projektligji i kanë dhënë edhe deputeti Rexhep Selimi në emër të Vetëvendosjes, si dhe deputetja Aida Dërguti në të Grupit Parlamentar të PSD-së.

Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është përkapur edhe nga Grupi Parlamentar i AAK-së, qëndrimin e të cilit e ka prezantuar shefi i këtij grupi parlamentar, Ahmet Isufi si dhe nga deputeti Zafir Berisha në emër të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Po ashtu, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është mbështetur edhe nga deputetet e komunitetit turk, bonjak, ashkali dhe egjiptian. Këtë qëndrim e ka paraqitur shefi i Grupit Parlamentar 6+, Albert Kinolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinjalet janë dhënë, që Real Madridi vuan, është krejtësisht ndryshe,…