Grupi Parlamentar i VV-së mbështet ndryshimet kushtetuese që populli ta zgjedh direkt Presidentin

05 mars 2026 | 21:05

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se LVV mbështet ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Ajo ka thënë se Presidenti duhet të zgjidhet nga populli, ngase edhe në të kaluarën ka pasur kriza institucionale e marrëveshje parimore për zgjedhjen e tij.

“Përvoja na ka dëshmuar se procesi i zgjedhjes së presidentit në Kuvend shpesh është shoqëruar me marrëveshje joparimore politike, apo kemi pasur edhe situata të bllokimit institucional. Në këtë kontekst, zgjedhja e presidentit në një republikë demokratike mund të bëhet në dy mënyra: përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve ose përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvend. Ky nuk është një debat i ri. Kur presidenti zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, ai ka një mandat të qartë.”

“Grupi parlamentar i VV mbështet amendamentet kushtetues të propozuara nga Vjosa Osmani, amadamente që synojnë që Presidenti të zgjidhet direkt nga qytetarët”, ka thënë ajo.

Ajo i ka ftuar dhe deputetët e tjerë që të votojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëvendosja dhe Vjosa Osmnai synojnë ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës…