Grupi ‘Sërish vjen marsi’: Malësorë, merreni pjesë në zgjedhjet e 5 marsit në Mal të Zi

13 janar 2023 | 16:36

Grupi “Sërish vjen Marsi” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në Miçigan të ShBA-së dhe botë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 5 mars në Mal të Zi.

“Të nderuar malësorë e malësore, nëse para ardhësit tanë ishin të detyruar  që me grykën e armëve ta ruanin Malësinë, e jona është që ta ruajmë me votë! Andaj, grupi  ‘Sërish vjen Marsi’ u bën thirrje bijve dhe bijave të Malësisë kudo që janë nëpër botë, e në veçanti këtu në Miçigan që më 5 mars të jetë një numër sa ma i madh në vendlindjen tonë dhe të votojnë për Malësi”, është thënë në njoftimin e këtij grupi.

Njoftimi i plotë:

Malësia po thërret bijtë dhe bijat e veta!

4 vjet ma parë, në prag të zgjedhjeve lokale që duhej të mbaheshin në Malësi, ishin disa bijë të saj që edhe pse fizikisht larg nga Malësia vendosën të mos rrinë duarkryq por të punojnë dhe të kontribuojnë që Malësia të mbetet ashtu si ishte gjithmonë, shqiptare!

Ky grup u emërua me emrin: “Vendlindja po na thërret”.

Mbas 4 viteve, të njëjtit persona, në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim u aktivizuan përsëri, por tani me një emër tjetër, “Sërish vjen Marsi”.

Të nderuar malësorë e malësore, nëse para ardhësit tanë ishin të detyruar  që me grykën e armëve ta ruanin Malësinë, e jona është që ta ruajmë me votë!

Andaj, grupi  “Sërish vjen marsi” u bën thirrje bijve dhe bijave të Malësisë kudo që janë nëpër botë, e në veçanti këtu në Miçigan që më 5 mars të jetë një numër sa ma i madh në vendlindjen tonë dhe të votojnë për Malësi.

Grupi “Sërish vjen Marsi”, në faqen e “Facebook”-ut e po me të njëjtit  emër, do shërbej për t’ju dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve që ju do keni lidhur me zgjedhjet e 5 marsit, si dhe çdo informacion në lidhje me udhëtimet drejt vendlindjes.

Rroftë Malësia e Shqipnisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 14.01.2023 Punime të…